BERLIN– Praktikat e torturave të shërbimeve sekrete amerikane, zbuluar dje në një raport në SHBA, përbëjnë një shkelje të vlerave demokratike, theksoi shefi i diplomacisë gjermane, Frank-Walter Steinmeier.

“Një shkelje e rëndë si kjo e vlerave tona demokratike dhe liberale nuk duhet të ndodhë”,- deklaroi Steinmeier duke përshëndetur vullnetin e presidentit amerikan, Barack Obama për t’u shkëputur nga këto praktika të CIA-s.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb