Në një prononcim për Deutsche Welle-n Ministria e Punëve të Jashtme thotë se “platforma e duhur për zgjidhjen e konflikteve politike është parlamenti.”

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë e quan të gabuar djegien e mandateve të deputetëve të opozitës. Në një prononcim për Deutsche Welle-n të enjten (21.02.) në mbrëmje në Berlin, Ministria e Punëve të Jashtme shprehet se “platforma e duhur për zgjidhjen e konflikteve politike është parlamenti.”

“Po i ndjekim me shumë vëmendje zhvillimet aktuale politike në Tiranë. Bojkotimin e Parlamentit dhe në veçanti dorëheqjen e deputetëve e konsiderojmë të gabuar. Platforma e duhur për të zgjidhur konfliktet politike është Kuvendi. Ngecja në vend nuk është opsion për Shqipërinë e sidomos kur Shqipëria është në pritje të vendimit të BE-së për çeljen e negociatave të anëtarësimit”, thuhet në deklaratë. /DW/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb