Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani po përgatisin rikthimin e tyre në futboll, këtë herë jo te Milani dhe afërsisht pas dy viteve që kur i dorëzuan ‘çelësat’ e “djallit” pronarëve kinez.

Sipas mediave italiane, të dy janë gati të nisin një projekt të ri në Itali, duke blerë një klub të vogël dhe për ta dërguar atë në elitën e futbollit në këtë vend. Bëhet fjalë për klubin e Monzës, në qytetin shumë pranë Milanos, të cilin vite më parë kuqezinjtë kishin në plan ta bënin klub pilot të tyre.

Sipas “SkySport24”, marrëveshja është në hapat e parë, por Galiani ka bërë lëvizjet e duhura për të blerë kuotat në klub dhe për të filluar një tjetër dinasti të familjes Berluskoni. Gjithsesi, ish-presidenti të Milanit do t’i duhet të vuajë paksa, pasi klubi aktualisht është në Serinë C italiane dhe me kontingjentin që ka në dispozicion, vështirë se do të arrijë ta ngjitë shumë shpejt në elitë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb