Masa sigurie ekstreme për klasiken e futbollit spanjoll Real Madrid-Barcelona. Stadiumi “Bernabeu”, shkruan Marca, do jetë i ‘blinduar’, masa të cilat priten të nisin në ditët në vijim. Të gjitha automjetet që do parkohen rreth zonës së stadiumit do kontrollohen, forca të shumta policie do jenë në patrullim gjatë gjithë kohës për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Për sa i përket futbollit të luajtur “El Clasico” vjen me një dilemë të madhe, do jetë apo jo i pranishëm Lionel Messi? Talenti argjentinas është rikthyer të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës. Seancën e parë stërvitore Messi e zhvillojë të hënën, të martën ishte sërish prezent duke zhvilluar disa seanca të lehta nxehje. Kaq ka mjaftuar që tifozët e Barcelonës të shpresojnë në një klasike me Messin në fushë pasi me të Barça në La Liga ka arritur 10 fitore, 3 barazime dhe 5 humbje.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb