SERBI

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka ngritur akuza të reja për liderët nga Kosova. Brnabiç, ndërsa konfirmoi se delegacioni i Beogradit do të jetë i pranishëm në Samitin e ri në Paris, tha se liderët nga Kosova nuk kërkojnë paqe, apo sundim të ligjit.


“Ne kërkojmë çdo mundësi për dialog, për kompromis”, tha Bërnabiç në emisionin “Upitnik” në televizionin “RTS”.  Për kryeministren serbe delegacioni i Beogradit do të jetë në Samitin e ri në Paris me qëllimin kryesor zbritjen e tensioneve dhe sigurimin e parakushtit për dialog.


Brnabiç, u ndal edhe te raporti i Komisionit Europian për Serbinë, të cilin e cilësoi si pozitiv dhe të mbushur me ‘informacione tendencioze’.