Bernard Hulme, banor në Big Brother VIP Albania, deklaroi mbrëmjen e djeshme për herë të parë se është homoseksual. Deklarata e Bernardit shkaktoi reagime të shumta në rrjet, ndërsa pak më parë ka reaguar dhe aktori i njohur i humorit, Jul Deda.

Si fillim ai postoi një shkrim në InstaStory menjëherë pas deklaratës së Bernardit, ku thotë: “Kesaj i thone, ta perdoresh orientimin seksual per loje. Pse nuk e ka deklaru qe ne fillim qe eshte gej, pse pikerisht sot ne mes te prajmit? Me burre u tregua Amberi qe e ka deklaru qe ne prezantimin e pare”.

Ndërsa sot, aktori ka postuar një video ku thekson se “askush nuk ma heq krenarinë e të qenurit një mashkull ‘straight’.”

“Më lejoni t’ju deklaroj se jam një bashkëshort i shkëlqyer me bashkëshorten time. Një baba shëmbullor për fëmijët e mi dhe një djal fantastik për nënën time. Gjysh nuk jam bërë akoma por askush sma heq krenarinë e të qenurit nje mashkull straight“, thotë aktori.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: