Nga Zonja Katerina
Përbërësit

4 bërxolla pa kockë, 4 feta proshutë, 3-4 thelpinj hudhër, 1 gotë verë të bardhë, 1 lugë gjalpë, Rozmerinë, Sherebel, Trumzë ose rigon
Kripë, piper.

Përgatitja

Në një dërrasë grijmë imët të gjitha erëzat duke shtuar dhe kripë dhe me masën e përgatitur spërkasim bërxollat duke i bërë një masazh të lehtë.

I mbështjellim bërxollat duke i bërë role me proshutën dhe i fiksojmë me stikadent.

Vendosim në sobë një tigan që nuk ngjit dhe pasi të ngrohet vendosim bërxollat e përgatitura dhe i pjekim nga të dyja anët për 2-3 minuta. I mbulojmë më pas me kapak dhe i lemë dhe 2-3 minuta të tjera në mënyrë që të piqen në brendësi bërxollat. Për ata që i duan bërxollat të pjekura shumë i spërkasim me pak vaj dhe i mbulojmë me kapak.

Pasi bërxollat të jenë pjekur shtojmë hudhrat e shtypura dhe e shuajmë mishin me verë të bardhë. Sapo të avullojë alkooli shtojmë gjalpin dhe me salcën e përgatitur servirim bërxollat duke i prerë në feta. Këtë gaim mund ta shoqërojmë me pilaf ose me patate.

(da.xha/BalanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb