TIRANE- Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim e ka renditur Shqipërinë në vendin e parë, nga vendet e tranzicionit, për reformat strukturore të kryera gjatë këtij viti. Vlerësimet janë dhënë në Raportin e Tranzicionit për vitin 2014, ndërsa treguesit shkojnë nga 1 deri në 4+.

Shqipëria ka marrë vlerësim pozitiv në teknologjinë e informacionit, agrobiznes, industri, pasuri të patundshme në energjinë e qëndrueshme, transportin urban dhe sistemin bankar.

Më dobët paraqitet reforma në sektorë të tillë hekurudha, tregu i sigurimeve dhe tregjet e kapitalit. Vlerësimi 1 përfaqëson ndryshim pak ose aspak në krahasim me një ekonomi të ngurtë e centralizuar dhe 4+ përfaqëson standardet e një ekonomie të tregut. Vendet e tjera të Rajonit, si Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Bullgaria dhe Rumania paraqiten shumë më dobët se Shqipëria.

BERZH pohon se vitet e fundit kanë qenë të vështira për tregjet e energjisë në rajon. Disa vende i kanë shpallur reformat në këtë sektor, por progresi me zbatimi ka qenë i ngadaltë. Janë vënë re zhvillime pozitive përsa i përket infrastrukturës. Sipas BERZH, në fushën e kreditimit, hendeku është zgjeruar pothuajse në të gjitha vendet. Kjo është nxitur nga kreditimi i pakët për shkak të gjendjes së dobët ta bankave të cilat po vuajnë në bilancet e tyre kreditë me probleme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb