TIRANE- Aktori i humorit Bes Kallaku ka vijuar batutat edhe në natën e fundit të “Këngës Magjike”. Përkrah kolegut të tij, Erion Isai, ai është ngjitur në skenë, duke përcjellë mesazhe të ndryshme sociale.

Përmes humorit, ata kanë folur për sjelljet e shqiptarëve, duke përmendur edhe “të metat” e tyre.

Teksa u ndalën tek largimi i shqiptarëve jashtë vendit dhe kërkesat për azil, dy aktorët e humorit përcollën mesazhin se këta njerëz nuk largohen nga Shqipëria sepse nuk u pëlqen vendi i tyre, por largohen nga njerëzit dhe sjellja e tyre.

“Sepse për shqiptarët, të jesh bir k… është virtyt”, tha Bes Kallaku ndër të tjera.

Por me sa duket një batutë e tillë nuk është pritur mirë nga publiku, të cilët as nuk kanë qeshur dhe as nuk kanë duartrokitur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: