TIRANE


Që prej ditës së parë që ka lindur Ajka është protagonistja absolute për dy prindërit e saj, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, por jo vetëm.


Përmes episodesh që shkaktojnë të qeshura apo edhe ato zënkat e vogla në publik, Xhensila dhe Besi na ka dëshmuar se janë njësoj si prindërit e tjerë të zakonshëm kur vjen puna tek përgjegjësitë për të voglën e tyre, tek argëtimi, kujdesi, etj.


Kështu, përmes një videoje të fundit që vetë aktori i humorit ka postuar në profilin e tij në Instagram, Besi na ka treguar një moment të sikletshëm kur ai është rrëzuar teksa përpiqej të kapte një top nga lodrat e Ajkës që ra nga bagazhi i makinës.

Në video dëgjohet Besi që thotë: “Gati çuna”, dhe në moment duket një nga lodrat e së bijës që bie dhe ai nxiton për ta kapur, por rrëzohet përtokë, e shokët e tij nuk e mbajnë dot të qeshurën.

“Kur bien lodrat e Ajkës nga makina edhe baba do me i kap si futbollist”, shkruan Besi në anë të vidoes. Ndërsa Xhensila ia kthen: “Më raftë pika”.


(BalaknWeb)