SHKUP– Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, dhe ai i Lëvizjes “Besa”, Afrim Gashi, janë filmuar nga TV 21 duke dalë së bashku nga godina e qeverisë, pasditen e së hënës. Sipas “TV 21”, Zaev i ka dorëzuar ofertën, ndërsa SOT organet e partive respektive pritet të vendosin për pjesëmarrjen në qeveri.

Pas daljes nga selia e Qeverisë as Thaçi dhe as Gashi nuk kanë dhënë detaje për marrëveshjen me Zaevin edhe përkundër institimit të gazetarëve.

Ndërkohë jo zyrtarisht mësohet se dy partive shqiptare, kryeministri Zaev ju ka ofruar Ministrinë e Kulturës dhe atë të Investimeve të Huaja, si dhe të gjitha drejtoritë që udhehiqeshin nga Aleanca për Shqiptarët, kur kjo parti ishte në Qeveri.

Se cilat ministri do t’i drejtojnë BESA dhe PDSH-ja, do të bëhet e ditur gjatë ditës së sotme, pasi dy subjektet në fjalë të mbajnë takimet e paralajmëruara me organet partiake respektive.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: