TIRANE – Jemi mësuar t’i shikojmë gjithnjë seksi dhe shumë provokuese. Është fjala për Tunën, që njihet tashmë për ekstravagancën e tepruar që ka, si dhe Besën, që kohët e fundit po shfaqet gjithnjë e më seksi. Tuna po i gëzohet ende suksesit të këngës më të fundit me partnerin, Cozman. Ndaj, për të risjellë edhe njëherë ‘live’ të gjitha hitet që ka, Tuna ka qenë e ftuar të këndojë në një nga club-et e kryeqytetit. Por veçmas veshjes ekstravagante, ai që bie në sy është celuliti i këngëtares. Ndonëse ka kënduar dhe kërcyer gjithë kohës, Tuna nuk ka mundur ta fshehë dot trupin me celulit. Edhe kjo foto e shkëputur në portret, e tregon më se haptazi lodhjen fizike që këngëtarja ka. Ndoshta do të ishte mirë që të merrte disa pushime. Po i njëjti problem mund të shihet edhe në këmbët e zbuluara të Besa Kokëdhimës. Këngëtarja, ka qenë e ftuar për të kënduar në Durrës, teksa janë shkrepur këto foto. E më shumë sesa “look”-u i ndryshuar i këngëtares, bie në sy celuliti që ka në këmbë.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: