Besiktas nuk po zhvillon një sezon pozitiv dhe kjo ka detyruar drejtuesit e klubit që të fillojnë të mendojnë për disa ndryshime, që mund të konsiderohen radikale. Klubi turk ka nxjerrë në merkato të gjithë lojtarët e huaj, përjashtuar yllin portugez Rafa Silvas, i cili shihet si futbollisti më i mirë i skuadrës dhe është nga më të preferuarit e tifozëve.

Besiktas është në pritje të propozimeve për Ernest Muccin me shokë, ndërsa të sigurtë qëndrimin në Stamboll e kanë vetëm futbollistët vendas. Merkato e janarit pritet të jetë “zjarr”, si në merkato dalëse, ashtu edhe në atë hyrëse.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: