Adrian Bajrami do të qëndrojë te Benfica, të paktën deri në vitin 2029. Klubi portugez ka gjetur gjuhën e përbashkët me lojtarin shqiptar, teksa rinovimi ka ardhur këtë të mërkurë.
Mbrojtësi shqiptar u aktivizua në 29 ndeshje në sezonin 2023/2024, me skuadrën e Benfica B. Bajrami ka luajtur 10 takime me Shqipërinë U21, sakaq ka qenë pjesë edhe e përfaqësueses u19.
(J.S/BalkanWeb)