Analisti Fitim Zekthi dhe drejtori i Zyrës së Komunikimit në PD Alfred Lela zhvilluan një diskutim në lidhje me aksionin opozitar sot në Kuvend, ku mes të tjerash kishte edhe skena kaosi e flakësh.

Zekthi tha se besimi i publikut nuk fitohet me djegie karrigesh, siç po vepron sot opozita. Ndërsa, Lela ia ktheu, duke thënë se “parlamenti ka rënë”.

Fitim Zekthi: Kjo që bën PD nuk është rruga e saktë. Kjo është rruga e gabuar e opozitës. Opozita duhet të fitojë besimin e publikut.

Alfred Lela: Po nuk i dole zot vetes, nuk i del zot tjetrit. Deputetët e PD janë përfaqësues të popullit.

Fitim Zekthi: Besimi i publikut nuk fitohet me djegie karrigesh.

Alfred Lela: Je kontradiktor. Kjo, pasi thua që Salianji nuk duhet dënuar dhe thua njëkohësisht se kolegët e tij nuk duhet ta mbrojnë. Parlamenti ka rënë. Nuk mund të bëjë më përshtypje zjarri.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb