Tarikati islam rifai i drejtuar nga sheh Ali Xhemil Hoxha ka festuar sot Sulltan Novruzin,këtë ditë të shënuar për besimtarët bektashi,ku të pranishëm kanë qenë jo vetëm besimtarët bektashinj beratas por edhe përfaqësues të kishës katolike, përfaqësues të pushtetit vendor dhe forcave politike.

Në këtë ceremoni festive u mbajtëm ligjëratat fetare mbi jetën dhe veprën e Imamit Ali. Festa e Sulltan Novruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas sektit bektashian dhe përkon me ditëlindjen e Imam Alit në Qabe. Sheh Ali Xhemil Hoxha, i cili është Rifai tregon se çfarë është festa e Sulltan Novruzit.

Ai ka treguar se kjo festë bashkon të gjithë myslimanët në të gjithë Shqipërinë dhe se familjet pasi festojnë në darkë në shtëpitë e tyre të nesërmen shpërndajnë sevape nga racionet e tyre si mish byrek etj. Sheh Ali Xhemil Hoxha tregon se kjo ditë cilësohet në mbarë botën Aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe.

Sulltan Novruzi është një ditë e shënuar për besimtarët musliman. Në këtë ditë çdo gjë mund të ringjallet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re,kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.

Dita e Sulltan Novruzit celebron ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe, në të cilën sipas të dhënave çdo gjë ringjallërohet, lind shpresa e ringjallja për njerëzimin. Ajo është një ditë, ku të gjithë shpresojnë për të ardhme më të mirë. shënon ditëlindjen e Imam Alit në Qabe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb