Besimtarët e krishterë sot kremtojnë ditën e Shën Kozmait, një nga shenjtorët të cilit i janë kushtuar më shumë kisha e manastire në mbarë vendin.
Prej mbrëmjes së kaluar, Manastiri i Shën Kozmait në Kolkondas, Libofshë është kthyer në vendin më të vizituar nga besimtarë e pelegrinazhe nga i gjithë Fieri dhe krahinat përreth dhe nga mbare vendi.
Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit , Hirësi Nikolla drejtoi sot meshën në kishën e Shën Kozmait në Kolkondas të Libofshës në Fier, në praninë edhe të Episkopëve Hirësi Nathanaili, Hirësi Asti, Arkimandrit Anastasi etj.
Festa e Shën Kozmait që mbahet çdo 24 gusht, festohet nga besimtarë të shumtë.