TIRANE– Pas 29 ditë agjërim, besimtarët myslimanë do të festojnë nesër Fiter Bajramin, një ndër festat më të rëndësishme të Komunitetit Musliman. Duke filluar nga ora 23:00 e mbrëmjes së sotme, do të bllokohet lëvizja e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe tek rruga “Myslym Shyri”, pasi do të shtrohet tapeti për faljen e Bajramit, përkatësisht nga burrat e gratë.

Myftiu i Tiranës Ylli Gurra ndërsa ka uruar të gjithë besimtarët për këtë festë, është ndalur edhe tek detajet e zbukurimit të bulevardit për faljen e Bajramit.

Gurra tha se këto dy segmente rrugore do të bllokohen deri në orën 07:00 të mëngjesit të nesërm, kur do të ketë përfunduar falja e Bajramit.

Myftiu i Tiranës është ndalur edhe tek sadakaja për Fiter Bajramin, e cila është menduar të jetë 200 lekë për person.

I pyetur lidhur me punimet për ndërtimin e Xhaminë e Namazgjasë, Gurra tha s po vijohet me intensitet dhe edhe gjithçka është në drejtimin e duhur.

Sipas Gurrës, “me ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë nuk do të nevojitet të okupohet më bulevardi për faljen e Bajramit”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb