TIRANE
Shkrimtari Besnik Mustafaj ka botuar librin e tij me novela “Porta e ngushtë e purgatorit” ku për herë të parë ngjarjet e tij, nuk ndodhin në Shqipëri.
“I përmbahet temës qendrore të krijimtarisë sime që shqiptarët kanë qenë peng i historisë. Porta e Ngushtë e purgatorit tregon se shumë pak shqiptarë duan të pastrohen, të pastrojnë mendësinë e tyre”, tha Mustafaj.
Si ish-diplomat e ministër, ai vë në dukje rëndësinë që ka komunikimi dhe gjuha e diplomacisë në marrëdhëniet mes njerëzve e kombeve.
“Këshilla ime është që ti qasemi pa paragjykime, si njerëz të lirë. Ta ndjejmë se janë njerëz të lirë, nëse i shfaqesh tjetrit si njeri i lirë që e respekton lirinë e tjetrit, kjo e pastron komunikimit nga gjuha e urrejtjes”, tha Mustafaj.
Ndërkaq, krahas novelave, 1001 aforizma të Mustafajt vijnë të përmbledhura në një botim.