TIRANË- Një nga zërat e fuqishëm të Partisë Demokratike, shkrimtari dhe diplomati Besnik Mustafaj ka analizuar nga studio e News24 situatën politike në vend dhe protestën e opozitës.

I rishfaqur pas shumë vitesh mungesë në skenën publike, Mustafaj thotë se Shqipëria rrezikon një skenar si i Maqedonisë dhe një krizë të gjatë. Ai shpjegon se vetëm maxhoranca ka në dorë të zgjidhë çështjen dhe të rikthejë besimin e opozitës, raporton “BalkanWeb”.

“Rrezikohen zgjedhjet dhe Shqipëria rrezikon një skenar i njohur në Ballkan, si ai i Maqedonisë. Zgjedhjet pa prezencën e opozitës nuk kanë kuptim jo se nuk mund të bëhen nga ana formale. Humbasin vlerën zgjedhjet si institucion demokratik për të ardhmen e pushtetit. Megjithatë ligji e parashikon që mospjesëmarrja e opozitës mund të kapërcehehet nga ana ligjore.
Nëse do të zbatohet skenari maqedonas atëherë duhet të përgatitemi për një kohë të gjatë. Unë besoj se kjo protestë me gjithë atë çka po ngërthen, tregon se mosbesimi mes dy palëve ka arritur në një pikë ku bashkëbisedimi, zgjidhja e krizës është bërë e vështirë, në mos e pamundur”, deklaron Mustafaj.

Ai ‘kritikoi’ qëndrimin e kryeministrit Edi Rama si gjakftohtësi të tepruar e gjithashtu edhe të aleatit në qeveri, kryeparlamentarit Ilir Meta.

“Çfarë duhet bërë, këtë mund ta ketë në dorë vetëm maxhoranca. Në asnjë vend nuk e ka opozita. Maxhoranca duhet të japë prova për të fituar besimin e opozitës, në këtë rast për administrimin e zgjedhjeve. Po shohim një gjakftohtësi të tepruar të kryeministrit por edhe Metës. Meta ka shfaqur analiza të nuancuara në lidhje me protestën. Ka bërë thirrje më të drejtpërdrejta. Deklaratat e përsëritura të Bashës dhe të figurave të tjera të opozitës se nuk shtrohet çështja për një ministër, apo një zgjidhje të pjesshme të krizës e maksimalizojnë kërkesën e opozitën. Kur mohohet gjetja e kompromisit atëherë gjendja është kritike”, u shpreh ai.

Lidhur me debatet dhe gjuhën e përdorur në parlament, Mustafaj tha se janë të provokuara nga kryeministri.

“Parlamenti ka qenë vazhdimisht një arenë e polarizimeve ekstreme dhe polarizime të provokuara në shumicën e rasteve nga kryeministri me gjuhën e tij”, tha diplomati.

Ai u shpreh se qëndrimi i opozitës ka ardhur pas situatës së krijuar në vend, sidomos me çështjen e drogës.

“Ky është një vit specifik për arsye të parave të drogës. Ka qenë viti absolutisht i lulëzimit të kanabisit. Thuhet se ka 2 mld euro në qarkullim dhe të gjitha kompromiset e pjesshme sipas shqyrtimit të opozitës, nuk ka rrugë tjetër vetëm duke i hequr pushtetin kësaj qeverie. Është një arsye që e çon në skaj mosbesimin e opozitës”, deklaroi Mustafaj.

Për sa i përket çështjes së Vettingut, Mustafaj tha se ligji parashikon zgjidhje në rast të mospjesëmarrjes së opozitës. Gjithsesi për të ka një dritë në fund të tunelit për zgjidhjen e krizës.

“Në momentin që u hartuan ligjet dhe që u pranua kërkesa e opozitës që përfaqësimi në komisionet vlerësuese të ishin 50/50 ligji parashikoi edhe daljet e veta për të mos bllokuar procesin.

Unë e shoh nga jashtë sepse nuk jam pjesë e lidershipit dhe strukturave drejtuese. Gjithmonë ka mundësi kompromisi, ndërmjetësimi. Ne jemi në një situatë që asnjë nga palët nuk kanë treguar me gisht ndonjë ndërmjetësues të mundshëm, dhe as palët si BE, OSBE nuk kanë shfaqur mundësi ndërmjetësimi”, tha ai.

Nga ana tjetër Mustafaj pohoi se pjesa më e madhe e opinionin publik shqiptar vazhdon të jetë i bindur dhe pro BE-së. “Kjo mund të merret në shumë interpretime. Rëndësia e faktori të jashtëm përcaktohet nga rëndësia që ka aspirata që ka faktori brenda. Opinioni publik shqiptar vazhdon të jetë i bindur që të jetë pjesë e BE. Ky argument është i tillë nëse BE do mund të vendoste një dialog të vërtete me opinion publik shqiptar, atëherë presioni mbi klasën politike do ishte shumë i vërtetë. Pasi asnjë klasë politike nuk mund të jetë indiferente ndaj opinionin publik. Këshillat dhe sugjerimet kanë qenë që të rikthehet opozita në parlament.”, tha ai.

Teksa u ndal gjerësisht tek situata në Maqedoni, Mustafaj theksoi se nuk e di nëse hapat që po ndërmerr opozitari Zoran Zaev do mund të çonin apo jo në ‘greminë’. “Situatën e shoh shumë të tendosur, problematike. Dua të ve theksin tek situata e sjell nga ambasadori bullgar. Ai thotë se vendi është në buzë të kaosit dhe paralajmëron se Maqedonia po shkon drejt një ndarje. Në këtë kuptim unë nuk jam në gjendje…nuk e njoh Kushtetutën e Maqedonisë. Nuk e di nëse do mund të shkaktonin kaos hapat që po ndërmerr Zaev. Zgjedhjet e ardhshme do ishin një shpërthim i nacionalizmit maqedonas i ndezur në këtë periudhë, në mënyrë të qëllimtë nga Gruevski.”, thekso ai.

Po ashtu, Mustafaj tha se platforma shqiptare nuk u firmos në Tiranë, por në Shkup. Nga ana tjetër ai theksoi se Rama ka bërë një punë të dobishme për këtë çështje, por nuk i takonte të mburrej.

“Nëse Ivanonv është një president që e përfaqëson popullin dhe interesat e tij, ai duhet të ndryshojë. Nuk është një president që ka dëshmuar se është i pathyeshëm. Ndaj në këtë kuptim ai është një president që duhet te tërheq argumentet që ai flet për nacionalizëm. Marrëveshja që atakohet tani nuk është e vërtetë që është negociuar në Tiranë. Rama ka bërë një punë të dobishme, pasi partitë shqiptare që ishin në Maqedoni ishin animoze, aq sa nuk pranonin të uleshin në një tavolinë. Marrëveshja është pjekur dhe bërë në Shkup. Por Rama si një mburravec që është, vdes të ndez debat. Duhet të ndërhynte.”, pohoi Mustafaj.

Mustafaj tha se shqiptarët duhet të jenë gjakftohtë. “Duhet të jenë gjakftohtë, sipas marrëveshjes së Ohrit. Kërkesat e tyre nuk janë aspak të ekzagjeruar. Asnjë prioritet për ndarjen e Maqedonisë nuk është interes i shqiptarëve dhe ata nuk e duan. Pjesa më pro-europiane janë shqiptarët.”, tha ai.
Shkrimtari u ndal tek diskutimet dhe debatet në Kosovë në lidhje me shndërrimin e ushtrisë. “Unë kam prirje ta shoh pozitivisht dhe jo manovër elektorale nga ana e Thaçit. Jemi në një moment me një Ballkan të trazuar. Në këtë kuptim, besoj se ku nuk është një hap që destabilizon dhe se largon Kosovën nga NATO, por është një vend më shumë kontributor në këto procese. Ka një siklet edhe NATO dhe miqtë e tjerë strategjik, pasi në Kushtetutë duhet të jetë në bashkëpunim me minoritetet e tjera etnike.”, theksoi ai.
(m.k/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: