Spanjë-Gjermani do të jetë një nga përballjet e fazës çerekfinale të Euro 2024, e cila padyshim mund të cilësohet si një finale e parakohshme. Spanja ka bërë një rrugëtim shumë të mirë në Kampionatit Europian deri më tani, megjithatë tashmë është momenti për t’u përgatitur për një nga ndeshjet më vendimtare, atë ndaj Gjermanisë. Duke folur për mediet, ndërsa janë duke u përgatitur për këtë përballje, sulmuesi i Spanjës, Joselu u shpreh se Gjermani është një ekip i madh, por theksoi se rëndësi për spanjollët ka vetëm fitorja.

“Ne përballemi me një ekip të madh. Për ne është shumë e rëndësishme të fitojmë për t’u kualifikuar, duhet të besojmë te vetja dhe të mos shikojmë lojtarët e ekipeve të tjera. Sa për Tonin, mendoj se e premtja do të jetë ndeshja e tij e fundit… Ai është thelbësor për Gjermaninë dhe ishte për Real Madrid-in, duhet të jemi të kujdesshëm me të”-u shpreh Joselu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: