Ka nisur në këto momente seanca për gjykatësin e lartë, Xhezair Zaganjorin ne Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pasi Komisioneri Publik ankimoi vendimin e KPK për konfirmimin në detyrë të Zaganjorit.

Mësohet se sot Komisioneri Publik, Florian Ballhysa vlerësoi se sa i përket shkaqeve të ankimit, nuk rezulton të ketë ndryshuar asnjë rrethanë. Ai vlerëson se të gjitha shkaqet e ankimit duhet të merren në shqyrtim.

Në lidhje me 23 provat e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit, KP sqaron se për 4 pasuritë e patundshme në Tiranë, subjekti ka paraqitur deklaratë noteriale të 4 bashkëpronarëve dhe bashkëshortëve të tyre ku deklarohet fakti se 4 çifte kanë kontribuar në ndërtimin e godinës.

Bazuar në këtë deklaratë dhe të ardhurat nga qiraja e “British Counsil” pretendohet se janë paguar tek M.H. në një bankë në Selanik nga 1997 -2003 dhe se detyrimet janë paguar prej saj.

KP shton se, “Zonja M.H. nën tagrat e përfaqësimit ka nënshkruar një kontratë për ndërtimin karabina të godinës në 1996-1997. Pagesa do bëhej me lekë në dorë. Subjekti nuk ka paraqitur dokumentacion për vlerën e godinës, vlerën e paguar, kohën e zgjatjes dhe aftësinë e të ardhurave në atë periudhë.

Lidhur me shkakun e ankimit për pamjaftueshmeri financiare, për KP mbeten të paprovuara të ardhurat e përfituara nga një projekt në Gjermani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb