Të nesërmen e triumfit të parë të madh në betejen ligjore të nisur me Premier Ligën, Mançester Siti u ka dërguar një letër të 19 skuadrave të kampionatit më të rëndësishëm në Angli ku akuzon drejtuesit e këtij institucioni, se kanë “çorientuar” ekipet duke u dhënë prova “të pasakta”.

Siç dihet Siti arriti që të fitonte një betejë të madhe ligjore me Premier Ligën sa u përket rregullave në lidhje me sponsorizimet e ekipeve me palë, të cilat kanë lidhje me pronarët e shoqërive.

Skuadra e Pep Guardiolës, duke se këto kohë do të duhet të jetë e fokusuar jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në dyert e gjykatave, teksa ka vetëm pak ditë që ka nisur procesi lidhur me mos respektimin e Fair Play financiar nga ky klub, gjë e cila nëse në fund të procesit do të provohet, klubi i “Qytetarëve” rrezikon një dënim të ashpër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: