SHBA- Senatori amerikan, John McCain, ka komentuar për herë të parë gjendjen e tij shëndetësore dhe si ndjehet pasi mori vesh që vuante nga një prognozë serioze siç është kanceri në tru. Ndërsa në lojë është jeta e tij, në një intervistë për CBS ai ka shtuar se gjasat për mbijetesë janë të pakta.
“Disa thonë 3 për qind, disa thonë 14 për qind”,- u shpreh senatori amerikan.

Në korrik ai iu nënshtrua një operacioni për heqjen e një tumori në tru, që rezultoi të ishte një formë e glioblastomës, i njëjti lloj kanceri që i mori jetën ish-kolegut të tij në Senat, Edward M. Kennedy, më 2009.

McCain ka treguar se e ka Kennedyn në mendje shpesh. Senatori ka thënë se Kennedy ka vazhduar të punojë, përkundër diagnozës, dhe “nuk është dorëzuar kurrë edhe kur ka qenë në karrocë”.

Senatori republican që tashmë e nis ditën me kimioterapi dhe rrezatim tha se po përpiqet të veprojë si ai.

“Jam më energjetik dhe më i angazhuar, si rezultat i kësaj, sepse e di që duhet të bëj gjithçka që mundem për t’i shërbyer këtij vendi, deri sa të mundem”, ka thënë McCain.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: