KOKSH edhe pse në një situatë paligjshmërie jo vetëm është duke u përpjekur të kalojë në heshtje vendimin e Gjykatës së arbitrazhit sportiv në Lozanë, e cila hodhi poshtë vendimet e mara në asamblenë e 10 janarit të vitit 2021, ku u shkarkua presidenti i asaj kohe Viron Bezhani, si dhe të gjitha vendimet e mëpasshme duke përfshirë dhe zgjedhjen e Presidentit Fidel Ylli, por ka thërritur dhe një asamble të zakonshme vjetore, duke shpërfillur vendimin e shkallës më të lartë të drejtësisë sportive, një veprim krejtësisht i paligjshëm sipas ish presidentit Viron Bezhani.

“Ajo që më habit më tepër është mënyra arrogante ose mos-përfillja që përdor ish-Presidenti i komitet olimpik, i cili ka njoftuar mbledhjen e radhës.

Çdo gjë që është marrë që nga data 10 e mbrapa janë të paligjshme, të gjitha do të ç’regjistrohen. Të gjitha vendimet janë të paligjshme. Komiteti Olimpik të jetë në bazë ligjore, nuk ka rëndësi Bezhani apo dikush tjetër”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb