Pas betimit të Arta Vorpsit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese pranë një notereje, pasi presidenti Ilir Meta refuzoi që ta pranonte në ceremoni, vjen një reagim plot ironi nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Manjani thekson se sot themeluesi i Gjykatës Kushtetuese në Austri e Gjermani Hans Kelsen dot po rrotullohet në varr nga sikleti.

“Hans Kelsen, ideator dhe themelues i Gjykatës Kushtetuese në Austri e Gjermani, rrotullohet aty në varr nga sikleti që gjykatësit kushtetues betohen te noteri”, shkruan Manjani.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb