“Kjo maxhorancë goditi dhe shkatërroj përfundimisht reformën në drejtësi dhe rrënoj autoritetin, besimin e institucionit më të rëndësishëm të vendit që mbron kushtetutën dhe të drejtat e njeriut siç është Gjykata Kushtetuese”. Kështu deklaron ish-deputetja e LSI-së Erisa Xhixho në lidhje me kryefjalën e ditës, siç është betimi i anëtares së re të Gjykatës Kushtetuese Ara Vorpsi, para një notereja, pasi presidenti Ilir Meta refuzoi ta pranonte atë në ceremoni.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Xhixho thekson se degradimi dhe rënia e shtetit të së drejtës u noterizua sot. Mes të tjerash teksa ka sjellë në vëmendje se çfarë parashikon Kushtetuta, Xhixho pohon se; “Refuzimi i ketij modeli diktatorial antikombëtar është detyrë e çdo qytetari të lirë që beson ende te një Shqipëri europiane”.

REAGIMI I XHIXHOS
Degradimi dhe rënia shtetit të së drejtës u noterizua sot.
Dhe kur kjo bëhet nga juristë që pretendojnë të jenë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese kjo është më shumë se çmenduri.
Kjo maxhorancë goditi dhe shkatërroj përfundimisht reformën në drejtësi dhe rrënoj autoritetin, besimin e institucionit më të rëndësishëm të vendit që mbron kushtetutën dhe të drejtat e njeriut siç është Gjykata Kushtetuese.
Kushtetuta e Shqipërisë parashikon këtë procedurë të marrjes së detyrës dhe komentet e çdo procedurë tjetër është thjeshtë antikushtetuese dhe rrëshqitje drejt diktaturës së një individi kundër çdo vlere demokratike.
Neni 129
Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës.
Refuzimi i ketij modeli diktatorial antikombëtar është detyrë e çdo qytetari të lirë që beson ende te një Shqipëri europiane.

75380346 2887550484612461 7788390430667702272 N
75380346 2887550484612461 7788390430667702272 N

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: