TIRANE

Presidenca ka reaguar pas betimit të kryeministrit Edi Rama për postin e ministrit të jashtëm. Përmes një njoftimi, Presidenca bën me dije se kryeministri Edi Rama u betua për postin e ministrit duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë. Sipas Presidencës, Meta i ka uruar Ramës suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme.

Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua ceremonia e betimit të Ministrit të ri për Evropën dhe Punët e Jashtme.

 Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, e njëkohësisht Kryeministër, Edi Rama, u betua sonte, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, duke i dorëzuar dekretin, i uroi suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme. Në ceremoni ishte i pranishëm Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës”- thuhet në njoftimin e Presidencës.

50337275 2319168541647811 3680728758685270016 N
50337275 2319168541647811 3680728758685270016 N

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb