Barcelona nuk përfiton nga gabimi i Real Madrid, teksa sonte barazoi 1-1 me Betis. Gavi realizoi pas 7 minutash lojë, i shërbyer nga Torres. Mysafirët nuk “qëndruan duarkryq” dhe me golin e Natan lëshuan sinjale të qarta. Në pjesën e dytë, ekipi i Flick u vendos në kërkim të golit të fitores, por e kishte të vështirë të shënonte.

Barcelona kryeson me 4 pikë më shumë se Real Madrid. Betis është në vendin e pestë. Të dielën luhet Sevilla-Atletico Madrid.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb