Kryetarët e bashkive Poliçan dhe Urë-Vajgurore kanë bërë sot betimin dhe kanë marrë sërish drejtimin e këtyre dy bashkive të qarkut të Beratit.


Adriatik Zotkaj ka bërë betimin përpara 21 anëtarëve të Këshillit Bashkiak Poliçan,pas konstituimit të këtij të fundit dhe ka premtuar se të tjera projekte dhe investime të rëndësishme do të realizohen në këtë 4-vjeçar në qytetin e Poliçanit. Gjatë mbledhjes së parë të Këshillit Bashkiak Poliçan,është zgjedhur përmes votimit të fshehtë edhe Kryetarja e Këshillit,Mimoza Lulaj Kryetari i Bashkisë Poliçan,Adriatik Zotkaj,rikonfirmohet për herë të pestë nga qytetarët e Poliçanit për drejtimin e bashkisë së këtij qyteti.


Edhe në Bashkinë e Urës-Vajgurore është bërë konstituimi i Këshillit Bashkiak dhe betimi i 21 këshilltarëve të tij. Pas konstituimit të këshillit bashkiak, Juljana Mema, ka bërë betimin e saj si kryetare e bashkisë Urë-Vajgurore,duke deklaruar se,mandati i saj për herë të dytë i dedikohet banorëve të këtij qyteti. Mandati im i paër-ka thënë Memaj-kishte si prioritet përballimin e sfidave për ta nxjerrë këtë bashki nga emergjencat dhe në këtë mandat do të kemi prioritet rritjen e mirëqënies së banorëve të këtij komuniteti dhe amplifikimin e identitietit të tij si një portë hyrëse në qarkun e Beratit.


Dy kryebashkiakët e bashkive Poliçan dhe Urë-Vajgurore nuk e bëjnë betimin për herë të parë në këtë post të rëndësishëm,Adriatik Zotkaj e ka mandatin e tij të pestë në drejtimin e bashkisë Poliçan dhe Juljana Memaj mandatin e saj të dytë në drejtimin e bashkisë Urë-Vajgurore. Ata garuan të dy të vetëm dhe pa asnjë rival në bashkitë e tyre,në zgjedhjet e 30 Qershorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb