Një tjetër deputet ka marrë mandatin, duke bërë betimin në Kuvend. Deputeti më i ri në parlament është Ramadan Gjuzi.

Ai vjen nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Tiranës. Gjuzi është betuar në parlament, pasi kreu i Kuvendit Ruçi lexoi fjalët e procedurës së betimit.

Parlamenti është mbledhur sot në seancë plenare për një rezolutë për Presidentin e Republikës, pas vendimit të tij për ç’dekretimin e 30 qershorit si datën e zgjedhjeve lokale.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb