“Foto-kujtim apo shkrepje aktuale?”, shkruan Shannen Doherty duke ndarë në Instagram një foto në të cilën shfaqet së bashku me Jennie Garth, Tori Spelling dhe Garbielle Carteris, në tavolinën e Peach Pit, lokalit historik të “Beverly Hills 90210”.

Pyetja lind spontanisht sepse artistet duken fiks si në vitet 90: ‘Këto pamje mund t’i ndiqni në Fox nga 7 gushti’, shton Brenda duke kujtuar debutimin e ‘Bh90210’, të serive kult.

Në të vërtetë bëhet fjalë për një foto aktuale nga xhirimet e reja të serialit, që do të jetë shpejt në ekranin e vogël. Brenda, Kelly Andrea dhe Donna janë kthyer prapa në kohë, të trukuara dhe të veshura pikërisht si në vitet ’90 dhe janë fotografuar brenda lokalit kult të serive televizive, pikërisht në Peach Pit.

Edhe Tori Spelling ka publikuar të njëjtën foto dhe shkruan: Banda u kthye… kemi bërë një shëtitje nëpër rrugën e kujtimeve të Peach Pit’.
Emocionet e fansave rriten, të cilët me seritë e reja që do të nisin së shpejti do të kenë mundësi të rikujtojnë një pjesë nga e shkuara e tyre.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb