Shumë fansa kanë pritur në radhë në San Siro koncertin e këngëtares së njohur Beyonce dhe Jay –z.

Vajza me kostum plazhi, nëna që shoqërojnë vajzat, mikesha që kanë bërë qindra kilometra për të ndjekur eventin e yllit të pop-it , ku nuk mungojnë improvizime të momentit me këngët më të mira të këngëtares.

‘Vijë nga Napoli- thotë një vajzë, i dashuri im nuk di asnjë nga këngët e Beyonce, por edhe unë shkoj në ndeshjet e Napolit, kështu që dhe ai vjen tek Beyonce’.

Pritshmëria është e madhe për koncertin e çiftit, që është cilësuar nga Forbes si çifti me glamour, influent dhe i pasur në botë, me një pasuri që i arrin pothuajse një miliard dollarë.
Reperi newyorkez dhe 36-vjeçarja këngëtare, balerinë dhe artiste prezantojnë në këtë koncert albumin e tyre të ri ‘Everything is Love’, i cili ka dalë në qershor.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb