Edhe Beyonce i është bashkuar listës së gjatë të personazheve të famshëm, mes të cilëve, Rihanna, Jessica Alba dhe të tjerave që kanë vënë në dispozicion një pjesë të konsiderueshme të pasurisë së saj, në ndihmë të personave në nevojë dhe viktimave të pandemisë. Me pozitivitetin që e karakterizon dhe në prag të Krishtlindjeve ylli i pop-it ka njoftuar se ka derdhur nëpërmjet fondacionit të saj bamirës BeyGood, plot 500 mijë dollarë në mbështetje të atyre që rrezikojnë dëbimin pas skadencës së moratoriumit federal.

Diva 39-vjeçare ka njoftuar për këtë iniciativë nëpërmjet ëeb=it të saj personal, ku janë rreshtuar edhe të tjerë kontribute që fondacioni i saj ka dhënë gjatë pandemisë, përfshirë një fond Small Business Impact.

Mbështetja për familjet që mund të humbin shtëpinë është pjesë e hapit të dytë të këtij fondi, që do të shërbejë për të ndihmuar familjet e goditura nga kriza e strehimit. Skadenca në datën 26 dhjetor e moratoriumit do të shkaktojë bllokime të hipotekave dhe probleme me qiratë. Për shumë njerëz që kanë mbetur pa punë për shkak të Covid kjo do të jetë një goditje e madhe. Për të qenë pjesë e këtij kontributi të gjithë të interesuarit duhet të regjistrohen deri në 7 janar 2021.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb