POLONI – Finale e frikshme në koncertin e këngëtares, Beyoncé në Poloni. Këngëtarja e njohur dhe bashkëshorti i saj janë duke vazhduar turin e tyre nëpër Europë dhe në Amerikën e Veriut të quajtur, “On The Run II.

Skena lëvizëse bllokohet duke ndaluar kështu spektaklin e mbretëreshës së muzikës botërore. Skena e cila duhet të lëvizte dhe ta zbriste poshtë këngëtaren, ka ngecur.

Është dashur ndihma e punëtorëve të skenës të cilët kanë marrë një shkallë të madhe dhe e kanë ndihmuar që të zbriste. Pasi ka zbritur këngëtarja i është bashkuar bashkëshortit, kështu që të dy kanë dhuruar një super show. Ndërkohë, koncertin e radhës ata e kanë mbrëmjen e nesërme në Köln të Gjermanisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: