Presidenti amerikan Joe Biden sapo ka konfirmuar se do t’i sigurojë Ukrainës municione shtesë me rreze të gjatë.

Ukraina ka bërë fushatë prej kohësh për aleatët e saj kryesisht SHBA-në dhe Britaninë e Madhe për të lejuar Kievin të sulmojë Rusinë me raketa të ofruara nga Perëndimi.

Duke bërë një seri njoftimesh për mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën, presidenti Biden tha se ai “kishte vendosur t’i siguronte Ukrainës municionin me rreze të gjatë veprimi Joint Standoff Weapon (JSOW).

Mirëpo, nuk deklaroi nëse me këto municione shtesë po i jep Ukrainës edhe lejen për të sulmuar tokat ruse, shkruan skynews.

Presidenti Biden tha: “Për gati tre vjet, SHBA-ja ka mbledhur botën për të qëndruar me popullin e Ukrainës ndërsa ata mbrojnë lirinë e tyre nga agresioni rus”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: