*Biden: Amerika ka qenë vetë viktimë
TURQI– Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënon të gjitha aktet barbare terroriste që kanë ndodhur në Turqi. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin turk, Binali Yildirim, gjatë vizitës së tij në Turqi, Biden u ndal tek ngjarja e ndodhur pak ditë më parë në një dasmë në Gaziantep, ku humb jetën 50 persona, duke shtuar se SHBA i dënon këto akte burracake.


Ai shtoi ndër të tjera se organizata terroriste si ISIS apo PKK duan ‘që të na ndryshojnë, por kjo nuk do të ndodh kurrë’.


“Akti ishte barbar, të thyen zemrën dhe është jo njerëzor. Nuk është hera e parë që ndodh në tokën tuaj. Herë nga ISIS dhe nga PKK. Kjo ka hapur panik në pjesën lindore të Turqisë kryesisht, duke marrë jetë njerëzish. SHBA i dënon këto akte burracake. Ne e kuptojmë, Amerika ka qenë viktimë siç ishte edhe 11 shtatori. Ne e kuptojmë. Ndaj ju shprehim keqardhje për aktet terroriste dhe ju shpreh ngushëllime vendit tuaj që ka vuajtur kaq shumë. Këto organizata, (ISIS, PKK), duan që ne të ndryshojmë kush ne jemi. Nuk do ta lejojmë kurrë që kjo të ndodh. Kjo është arsyeja që unë jam këtu Zoti kryeministër.”, tha Biden.


Sakaq, kryeministri Binali Yildirim i kërkoi edhe njëherë SHBA-ve që të ekstradohet Gulen, i cili sipas autoriteteve turke dyshohet të fshihet pas tentativës së shtetit më 15 korrik.

“Njerëz të veshur me uniformë tentuan për grusht shtetit. Njerëzit e mbrojtën vendin e tyre. Ndaj do doja të shpreh ngushëllimet e mia për ata që humbën jetën. Ne mendojmë se këtë tentativë e bëri Gulen. ndaj do donim që ai të ekstradohej nga SHBA në vendin tonë. ne e kemi kërkuar këtë dhe kemi nisur procedurat. Jam i sigurt që autoritetet ligjore e kanë diskutuar këtë çështje në thellësi. Do doja t’ju falënderoja për ndjeshmërinë tuaj.”, theksoi ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb