Papa Françesku dha sot mbështetjen e Vatikanit ndaj fushatës së zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden për të mundur kancerin me trajtime të reja që janë të aksesueshme nga të gjithë.

Biden, djali i të cilit Beau vdiq vitin e kaluar nga një tumor në tru në moshën 46 vjeçare, mbajti një fjalim prekës para kongresit mbi qelizat burimore, duke falenderuar gjithashtu papën për mbështetjen ndaj familjes së tij gjatë vizitës në SHBA.

“Dëshiroj që çdo prind, vëlla, motër, nënë, baba të mund të përfitojë nga këto fjalë, nga këto lutje, nga pranija e tij. Ai na ka dhënë më shumë qetësi nga sa edhe ai vet nuk mund ta kuptojë”, deklaroi zëvendëspresidenti amerikan.

Nga ana tjetër papa kritikoi se “është e papranueshme që pacientët me kancere të rralla apo sëmundje të fëmijërisë të injorohen sepse nuk ka përfitime ekonomike të konsiderueshme nëse investohet tek këta”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: