Presidenti i SHBA-së Joe Biden do të mirëpresë Mbretin Abdullah II të Jordanisë në Shtëpinë e Bardhë më 19 korrik.
“Vizita e Madhërisë së Tij do të nxjerrë në pah partneritetin e qëndrueshëm dhe strategjik midis Shteteve të Bashkuara dhe Jordanisë, një partner kryesor i sigurisë dhe aleat i Shteteve të Bashkuara”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki në një deklaratë.
Gjatë takimit, udhëheqësit do të diskutojnë gjithashtu sfidat me të cilat përballet Lindja e Mesme.
“Presidenti Biden pret që të punojë me Madhërinë e Tij për të forcuar bashkëpunimin dypalësh në çështje të shumta politike, të sigurisë dhe ekonomike, përfshirë promovimin e mundësive ekonomike që do të jenë jetike për një të ardhme të ndritur në Jordani”, tha Psaki.
Biden dhe mbreti patën një bisedë telefonike në prill mbi lidhjet dypalëshe dhe vizita e Mbretit Abdullah do të jetë e para nga një udhëheqës i Lindjes së Mesme që kur Biden mori detyrën në janar.//AA