Presidenti amerikan Joe Biden u tha gazetarëve se një marrëveshje përfundimtare për pengjet midis Izraelit dhe Hamasit është “shumë afër” ndërsa ishte në rrugën e tij për një takim me ekipin që është përpjekur të negociojë lirimin e pengjeve të mbetura në Gaza.

Ai gjithashtu kritikoi Benjamin Netanyahun, duke u përgjigjur “jo” kur u pyet nëse kryeministri izraelit “po bënte mjaftueshëm” për të siguruar një marrëveshje.

Ekipi negociator do të informojë Biden dhe Kamala Harris, nënpresidentin, mbi zhvillimet më të fundit në dhomën e situatës në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo vjen pasi një nga gjashtë pengjet e gjetur të vrarë në Gaza javën e kaluar u zbulua se ishte shtetasi amerikan Hersh Goldberg-Polin.Izraeli deri më tani ka vrarë gati 41 mijë palestinezë që nga 7 tetori, kur militantët e Hamasin kryen një sulm terrorist në territoret izraelite dhe vranë rreth 1200 persona dhe morën si pengje mbi 100 persona.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb