Biden në Kosovë dhe për Trump. Zëvendëspresidenti amerikan, Joseph R. Biden Jr., tha se në udhëtimin e tij në Kosovë dhe në Serbi, do të jetë i detyruar të “risigurojë” aleatët se SHBA-të do të vazhdojnë angazhimin në NATO, duke reaguar kështu ndaj komenteve të Trump që shprehet se se do t’i rivlerësojë raportet nëse zgjidhet, raporton NYT.

Biden paralajmëron se Donald J. Trump, i shpallur si kandidat për president, ka ngjallur rreziqet e konfrontimit të aleatëve amerikanë dhe personelit amerikan jashtë vendit.

Ai tha se nëse i biri i tij Beau, i cili vdiq nga kanceri në tru vitin e kaluar, do të ishte duke shërbyer ende në Irak, do ta këshillonte atë të ruhej atje, se rreziku është rritur për shkak të komenteve të Trumpit, të cilat kanë përfshirë sugjerime se Presidenti Obama ishte “themeluesi” i Shtetit Islamik.
“Turpet e këtij njëriu nuk kanë kufi”, tha ai.
Biden tha se Trump ka demonstruar simpati për liderë brutalë si Saddam Hussein. “Ai do ta kishte dashur Stalinin”, tha Biden dy herë, në një ligjëratë krah Clinton.
Zëvendëspresidenti amerikan tha se Trump është i pamatur, sa nëse ndodhte që i biri i tij i ndjerë do të planifikonte të futej në administratën Trump, “këtë do ta bënte po të kalonte më parë mbi trupin tim”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: