Joe Biden do të vazhdojë fushatën javën e ardhshme, ka njoftuar ekipi i tij.

Kjo do të vijë pasi ai të përfundojë izolimin si pasojë e infektimit me COVID-19.

“Ai është absolutisht mirë”, tha kryetarja e fushatës, Jen O’Malley Dillon, shkruan skynews.

Dhe së fundmi, ekipi i tij këmbënguli se presidenti do të mbetet në garë.

“Ai është kandidati i supozuar, nuk ka plan për një kandidat alternativ. Brenda pak javësh, Joe Biden do të jetë kandidati zyrtar”, tha Dan Kanninen.

“Ka kaluar koha që ne të ndalojmë së luftuari njëri-tjetrin. I vetmi person që fiton kur luftojmë është Donald Trump”, shtoi ai.

Ndryshe, pavarësisht mbulimit intensiv mediatik mbi ndarjet demokratike, bëhet e ditur se votuesit po i japin përparësi çështjeve si të drejtat e grave dhe Projekti 2025.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: