Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet me presidentin e Kinës në margjinat e Samitit të APEC në Peru të shtunën, ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë.

Ky do të jetë takimi i fundit i presidentit amerikan me XI Jinping, tha një zyrtar i lartë i administratës.

Të dy udhëheqësit pritet të bëjnë një bilanc se si vendet kanë zhvilluar “zonat e tyre të interesit të përbashkët” gjatë katër viteve të fundit, shtoi zyrtari.

Biden do të largohet nga Shtëpia e Bardhë për t’i lënë vendin republikanit Donald Trump, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale përballë zv/presidentes Kamala Harris.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb