Donald Trump dje Robert F. Kennedy Jr. kanë biseduar së bashku përmes një telefonate private, por që së fundmi është zbardhur duke zbuluar gjithë komunikimin mes dy kandidatëve presidencialë në SHBA.

Në bisedën me Kennedy, Trump tregon se si i mbijetoi atentatit në Pensilvani, duke thënë se plumbi i gjuajtur nga 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks u ndje si “mushkonja më e madhe në botë”.

“Diçka më lëndoi,” tha Trump, sipas asaj që dëgjohet në video. “Ndihej si mushkonja më e madhe në botë”, tha Trump për plumbin që e gërvishti në veshin e djathtë.

Videoja e thirrjes u postua fillimisht në X nga djali i Kennedy, Bobby Kennedy III, i cili më vonë fshiu postimin origjinal. Kennedy kërkoi falje për publikimin, duke thënë se ishte “i mërzitur” që videoja ishte postuar.

Trump tha gjithashtu se presidenti Joe Biden ishte treguar “shumë i mirë” kur e telefonoi pas atentatit, i cili u zhvillua në një tubim në Butler, Pensilvani të shtunën. Ai tregoi se Biden e pyeti se si arriti të shmangte plumbin duke kthyer kokën pak para se të shkrepej arma e atentatorit 20-vjeçar Crooks.

Pjesa më e madhe e videos përfshin Trump që duket se simpatizon diskursin e Kennedy Jr. kundër vaksinave.

“Kur ushqeni një fëmijë, Bobby, një vaksinim që është si 38 vaksina të ndryshme dhe duket sikur është menduar për një kalë, jo për një fëmijë 5 apo 10 kilogramë, duket sikur duhet t’ia jepni një kali këtë”, dëgjohet duke thënë Trump. “Dhe pastaj ju e shihni fëmijën papritmas duke filluar të ndryshojë rrënjësisht. Unë e kam parë atë shumë herë”, vijoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb