Kongresmeni Raul Grijalva i Arizonës është bërë demokrati i dytë i Dhomës së Përfaqësuesve që i ka bërë thirrje Presidentit Biden të largohet nga gara presidenciale pas paraqitjes së dobët dhe shqetësuese në debatin përballë Donald Trump.

“Nëse ai është kandidati, unë do ta mbështes, por mendoj se kjo është një mundësi për të parë diku tjetër”, tha Grijalva në një intervistë.

Duke iu referuar Bidenit, Grijalva shtoi, “Ajo që ai duhet të bëjë është të mbajë mbi supe përgjegjësinë për të ruajtur pozitën që ka, dhe pjesë e kësaj përgjegjësie është të dalë nga kjo garë”.

Kështu Grijalva bëhet kongresmeni i dytë në radhët e demokratëve që është shprehur publikisht pro tërheqjes së Biden nga gara presidenciale mes shqetësimeve të theksuara nga mbështetësit dhe figurat drejtuese të Partisë Demokratike.

Ditën e djeshme kongresmeni demokrat nga Teksasi, Lloyd Doggett i kërkoi Biden-it publikisht të marrë vendimin e vështirë të tërheqjes nga gara, për t’i lënë vendin një tjetër kandidati nga radhët e demokratëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb