Presidenti Joe Biden ka lënë të kuptohet se Uashingtoni do të heqë kufizimet ndaj Ukrainës për t’i përdorur raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë, shkruan BBC.

Ukraina ka kërkuar vazhdimisht t’i lejohet përdorimi i armëve amerikane edhe në sulmet brenda Rusisë. Zyrtarët ukrainas ka thënë se kufizimi ia ka “lidhur duart” për ta luftuar pushtimin e Rusisë.

Rusia ende nuk ka komentuar, por presidenti Vladimir Putin ka thënë më parë se veprimi i tillë mund të çojë në “probleme shumë serioze”.

I pyetur nga gazetarët nëse SHBA-ja do të heqë kufizimet për Ukrainën në përdorimin e armëve me rreze të gjatë veprimi, Bideni u shpreh se administrata e tij “është duke punuar në këtë drejtim”.

Që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, SHBA-ja ka hezituar të lejojë përdorimin e armëve të saj për goditjen e objektivave thellë brenda Rusisë, nga frika se do të përshkallëzonte konfliktin.

Deklarata e Bidenit vjen ndërsa sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe homologu i tij në Mbretërinë e Bashkuar, sekretari i Jashtëm David Lammy, përgatiten të takojnë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev.

Bideni lë të kuptohet se do t’i japë fund kufizimeve të Ukrainës për armët me rreze të gjatë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: