Dëmtimi i pësuar në ndeshjen e fundit me skuadrën e Evertonit në kampionat, kishte ngritur jo pak shqetësime rreth Armando Brojës, i cili la fushën e lojës që në pjesën e parë të duelit kundër Bornmuthit.

Për fat të mirë, asgjë nuk ka rezultuar shumë shqetësuese për sulmuesin kuqezi, pasi ai është kthyer në dispozicion që në ndeshjen e sotme që Evertonit luan në Kupën FA ndaj Peterborou. Broja gjithsesi e nis takimin në fjalë nga stoli i rezervave, në një sfidë të pazakontë ku në pankinë do të drejtojë kapiteni Koleman, pasi trajneri Shon Dajç u shkarkua pak orë para sfidës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb