Gjatë mëngjesit të sotëm ka pasur reshje dëbore në zonat malore në Jug dhe Veri të vendit.

Situata paraqitet më problematike në qarkun e Dibrës, ku në shumë njësi administrative si pasojë e reshjeve të dendura janë bllokuar rrugët. Gazetari Enver Doçi raporton për “BalkanWeb” se përveç problemeve me rrugët fryn një erë e fortë që është kthyer në ciklon.

Drejtoria e Rajonit jugor Gjirokastër, njofton se gjatë orëve të mëngjesit ka patur rreshje të dendura bore. Si rrjedhim, momentalisht në akset Qafë Qarri – Ersekë, Boboshticë – Dardhë dhe Korçë-Voskopojë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Kontraktorët me mjetet borë-pastruese janë në punë për normalizimin e situatës.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: