TIRANE

Dy rrjetet më të mëdha sociale, Facebook dhe Instagram kanë rënë së funksionuari gjatë pasdites së sotme duke krijuar panik dhe vështirësi në logimin për miliona përdorues.

Përdoruesit e kanë pasur të pamundur të kenë akses në llogaritë e tyre, duke mos kryer dot asnjë veprim.

Ky problem sipas raporteve është hasur më shumë në zonën e Europës duke përfshirë edhe përdoruesit e rrjeteve sociale në Shqipëri.

Deri më tani nuk ka sqarime nga rrjetet sociale për problemin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: