Bie kredidhënia, bankat rrisin interesat. Kredia për ekonominë në fund të muajit gusht arriti në 550.2 miliardë lekë, ose 1.4 miliardë lekë më pak krahasuar me korrikun, bëri të ditur Banka e Shqipërisë. Sipas të dhënave nga BSH-ja, kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë, kredia për ekonominë ka pasur rënie me 1.2%.

Sipas ekspertëve, shifrat tregojnë se, kreditimi i sektorit privat ngelet i vështirë dhe kërkesa cilësore për kredi është e dobët. Në kushtet e një kreditimi më të kujdesshëm, ekspertët gjykojnë se, ndoshta shumë subjekte i kanë financuar investimet me kursimet e tyre ose përmes burimeve të tjera të financimit.

Sipas statistikave të muajit gusht 2015, bankat e nivelit të dytë rritën interesat për kredinë në euro për të gjitha afatet e maturitetit. Kështu, në raport me korrikun, në gusht 2015, nga 6 për qind që ishte interesi mestar për kredinë 6 muaj deri në 1 vit, është rritur në 5.4 për qind. Nga 6.4 për qind që ishte interesi mesatar për kredinë 1 deri në 3 vjet, është rritur në 10.5 për qind. Në gusht, kredia me afat 3 deri në 5 vjet u rrit nga 4.7 për qind në 6 për qind.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: